E diel, 8 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Nuk ka gola në Peshkopi, Korabi dhe Flamurtari ndahen në paqe

Nuk ka gola në Peshkopi, Korabi dhe Flamurtari ndahen në paqe

Nuk ka gola dhe fitues në Peshkopi. Përfundon në barazim të bardhë 0-0 sfida Korabi-Flamurtari, që mbylli javën e 10-të të Kategorisë së Parë.

Sfida e transmetuar drejtpërdrejt në RTSH Sport ka qenë e bukur dhe e luftuar po asnjëra nga skuadrat nuk ka arritur që të gjejë rrugën e rrjetës, pavarësisht përpjekjeve. Miqtë kanë qenë më kërkues, por nuk kanë arritur të finalizojnë rastet e krijuara.

Dy skuadrat ndajnë nga një pikë pas përfundimit të 90 minutave. Vlonjatët ngjiten në kuotën e 16 pikëve në klasifikim, ndërsa Korabi shkon 12 pikë.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment