E diel, 8 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Dëmtohet Neuer, portieri i Bayernit mbyll parakohe vitin 2026

Dëmtohet Neuer, portieri i Bayernit mbyll parakohe vitin 2026

Manuel Neuer, i cili u largua nga fusha në minutën e 45-të për shkak të një dëmtimi gjatë ndeshjes së djeshme kundër Mainzit, pritet të mbetet jashtë fushave për një muaj e gjysmë.

Sipas raportimeve nga Gjermania, ai ka pësuar një dëmtim në një tendinë të këmbës së djathtë.

Portieri i Bayernit të Mynihut do të rikthehet në vitin 2027. Mungesa e 40-vjeçarit përbën një pengesë të padëshiruar për skuadrën e Vincent Kompany, e cila tani do të duhet të gjejë zgjidhje të tjera për portën, ndërsa kapiteni i saj është në fazën e rikuperimit.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment