E martë, 10 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

Fatmir Mediu është paraqitur sot në SPAK për seancën e radhës në procesin gjyqësor për tragjedinë e Gërdecit.

Në Gjykatën e Posaçme sot zhvillohet gjyqi i themelit ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, i cili akuzohet në lidhje me ngjarjen e 15 marsit 2008.

Në këtë datë një shpërthim i fuqishëm shkatërroi një fabrikë të demontimit të municioneve ushtarake në fshatin Gërdec pranë Tiranës, ku humbën jetën 26 persona, teksa afro 300 të tjerë u plagosën.

Qindra shtëpi u shkatërruan plotësisht ose pjesërisht, dhe shpërthimi la një krater të madh në terren. Fabrika po trajtonte sasi të mëdha municionesh të vjetra (rreth 100 mijë tonë).

Lini një koment