E martë, 10 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Shisnin dekoderë me kanale pirate, Gjykata e Tiranës dënon me nga 9 muaj burg tre persona

Shisnin dekoderë me kanale pirate, Gjykata e Tiranës dënon me nga 9 muaj burg tre persona

Gjykata e Tiranës dënoi me nga 9 muaj burg Franci Çelën, Ardit Stambolliun dhe Erlin Xhucanin për veprën penale “mashtrim kompjuterik”, siç njofton Shqiptarja.com. Sipas njoftimit, të tre vepronin në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Ata shisnin dekoderë për të shmangur pagesat në favor të operatorëve televizivë të licencuar. Dekoderët e shitur kishin qindra kanale pirate, ndërsa shitja bëhej duke përdorur rrjetet sociale për reklamim e tregtim.

Gjykata dha dënimin minimal, sepse të pandehurit e pranuan fajësinë në seancën gjyqësore.

Dënimi prej 9 muajsh burg u pezullua dhe u vu në provë për një periudhë 18-mujore. Gjatë kësaj periudhe, të tre kanë detyrimin të mos kryejnë vepra penale.

Lini një koment