E martë, 10 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›FOKUS – ENISA : Pas frigoriferëve të supermarketeve, objektiv i sulmeve kibernetike mund të bëhen edhe pajisjet shtëpiake

FOKUS – ENISA : Pas frigoriferëve të supermarketeve, objektiv i sulmeve kibernetike mund të bëhen edhe pajisjet shtëpiake

BRUKSEL, 10 nëntor /ATSH – ANSA/ – Sulmet kibernetike që kanë shënjestruar së fundmi sistemet e frigoriferëve dhe ngrirësve në supermarkete mund të shtrihen edhe te pajisjet elektroshtëpiake dhe routerët e internetit në banesa.

Paralajmërimi u bë nga Juhan Lepassaar, drejtor ekzekutiv i Agjencisë së Bashkimit Evropian për Sigurinë Kibernetike (ENISA), në një intervistë për agjencinë e lajmeve AFP, ku bëri thirrje që Evropa të rrisë investimet për përballimin e kërcënimeve gjithnjë e më të mëdha në hapësirën digjitale.

Lepassaar nuk komentoi pretendimet e Francës se Irani qëndron pas sulmit ndaj pajisjeve ngrirëse, por theksoi se është e njohur që aktorë të lidhur me shtete si Kina, Irani, Koreja e Veriut dhe Rusia kanë në shënjestër Evropën.

Sipas tij, zgjerimi i këtyre kërcënimeve kërkon më shumë vëmendje dhe investime në forcimin e sigurisë kibernetike në të gjithë kontinentin.

Lini një koment