Aksident në aksin tuneli i Krrabës-Bradashesh, lëndohen nënë e bijë
Një aksident është regjistruar këtë të mërkurë në Elbasan. Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:45 në zonën e Dopajt në segmentin e autostradës që lidh Tunelin e Krrabës me rrethrrotullimin e Bradasheshit.
Në aksident është përfshirë një makinë dhe si pasojë plagosur dy persona, nënë e bijë. Fatmirësisht, ato ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
“Elbasan/Informacion paraprak. Rreth orës 08:15, në autostradën “Tiranë-Elbasan”, shtetasja V. Z., 45 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti janë dëmtuar 45-vjeçarja dhe djali i saj 18 vjeç, pasagjer në automjet. Të dy të dëmtuarit janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.