E mërkurë, 11 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Stërvitja “Mburoja Ilire 26”, Nufi publikon pamjet: Forcat speciale shqiptare vlerësohen sipas standardeve të NATO-s!

Stërvitja “Mburoja Ilire 26”, Nufi publikon pamjet: Forcat speciale shqiptare vlerësohen sipas standardeve të NATO-s!

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga stërvitja “Mburoja Ilire 26”, ku po zhvillohet procesi i vlerësimit të grupit të operacioneve speciale të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, të deklaruar në NATO.

Forcat e Armatosura të Shqipërisë po i nënshtrohen një procesi vlerësimi për kapacitetet e tyre të operacioneve speciale, në kuadër të stërvitjes “Mburoja Ilire 26”.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka publikuar edhe pamje nga zhvillimi i stërvitjes. Procesi i vlerësimit përfshin grupin “Special Operations Land Task Group” (SOLTG), një kapacitet i Forcave të Armatosura shqiptare, i deklaruar në NATO.

Sipas ministrit Nufi, vlerësimi po realizohet nga ekspertë shqiptarë të certifikuar nga SOFCOM (NATO Special Operations Forces Command), të cilët po verifikojnë nivelin e përgatitjes, profesionalizmin dhe ndërveprueshmërinë e këtij grupi në përputhje me standardet e Aleancës. Ky proces konsiderohet një hap i rëndësishëm për garantimin e gatishmërisë operacionale të forcave speciale shqiptare dhe përmbushjen e angazhimeve të Shqipërisë në NATO.

“Në kuadër të stërvitjes “Mburoja Ilire 26”, po zhvillohet procesi i vlerësimit të “Special Operations Land Task Group” #SOLTG, një kapacitet i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, i deklaruar në #NATO.

Vlerësimi realizohet nga vlerësues shqiptarë të certifikuar nga #SOFCOM (NATO Special Operations Forces Command), duke dëshmuar nivelin e përgatitjes, profesionalizmin dhe ndërveprueshmërinë e këtij kapaciteti sipas standardeve të NATO-s. Ky proces përbën një hap të rëndësishëm në garantimin e gatishmërisë operacionale dhe përmbushjen e angazhimeve të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut“, shkruan Nufi.

Lini një koment