E mërkurë, 11 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Arte›Ansambli Popullor, koncert në Skoci pas 70 vitesh

Ansambli Popullor, koncert në Skoci pas 70 vitesh

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore për herë të parë në 70 vite udhëton drejt Edinburgut, në Skoci, për të prezantuar pasurinë dhe bukurinë e trashëgimisë sonë kulturore në skenën ndërkombëtare.

Shfaqja me të cilën do të paraqiten në Skoci, artistët shqiptarë, titullohet “Albania Through Byron’s Eyes”, (Shqipëria përmes syve të Bajronit). Shfaqja ndërthur trashëgiminë shqiptare me frymëzimin që Shqipëria dhe kultura e saj i dhanë poetit të madh Lord Byron.

TKOBAP thotë se do të jetë një udhëtim artistik që e çon kulturën shqiptare përtej kufijve. Shfaqja do të jepet më 23 nëntor, në prag të festave, duke çuar atdheun pranë zemrës së emigrantëve shqiptarë në Skoci.

Artistët e TKOBAP do të çojnë në Edinburgh një mozaik të identitetit shqiptar, me këngë, valle, muzikë dhe kostumet tradicionale, duke përcjellë përmes artit edhe shpirtin e një populli.

Lini një koment