E mërkurë, 11 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Arte›Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe të Bandës “The Door Albania”

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe të Bandës “The Door Albania”

Banda frymore “The Door Albania” në Shkodër, prej më shumë se dy dekada ka dëshmuar se muzika është edhe një mundësi për integrim, socializim dhe zhvillim të aftësive të personave me aftësi ndryshe.

Kënga “Për ty Atdhe” e kompozitorit Pjetër Gaci, “Artist i Popullit” vjen në një interpretim të veçantë nga muzikantët me aftësi ndryshe të kësaj bande, nën drejtimin e Bepin Vjerdhës.

Rama ka publikuar një video nga ky interpretim emocionues të trupës frymore unike në Shqipëri, mes peizazheve të mrekullueshme të Liqenit të Shkodrës, në nëntorin kuqezi.

Bashkia Shkodër vijon të mbështesë trupën muzikore “The Door Albania” e krijuar që në vitin 2005 dhe që drejtohet nga Kastriot Faci.

Kjo bandë, e cila e nisi rrugëtimin me nxënës dhe ish-nxënës të shkollës speciale “3 Dhjetori” me synimin për t’u dhënë mundësinë të bëhen pjesë aktive e jetës kulturore dhe shoqërore dhe sot ka në trupën e saj 22 pjesëtarë.

Përmes instrumenteve muzikore ata kanë gjetur një mënyrë për të shprehur jo vetëm talentin, por edhe emocionet e tyre.

Lini një koment