E mërkurë, 11 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Mbappe rrezikon Italinë! Raport i vështirë me shokët dhe Zidane, shkak “Topi i Artë”

Mbappe rrezikon Italinë! Raport i vështirë me shokët dhe Zidane, shkak “Topi i Artë”

Para sfidës së radhës në Nations League, ylli i Real Madrid ka bërë vetëm fizioterapi. Ka zëra për sjellje që nuk pëlqehen nga trajneri.

“L’Equipe” ngre dyshime për raportin mes trajnerit të Francës Zinedine Zidane dhe kapitenit Kylian Mbappe. Një raport që për momentin nuk duket i qetë, për shkak të sjelljes së yllit të Real Madrid ndaj kolegëve në dhomën e zhveshjes dhe disa vendimeve të mentorit të tij, që nesër sfidon Italinë.

Me shumë mundësi pa Mbappe, sepse sulmuesi nuk u stërvit sot paradite. Ajo që ka trazuar klimën te “Bleus” ka qenë mbi të gjitha gara për “Topin e Artë”.

Fushata e autopromovimit të Mbappe u transformua në një kompresor, që nuk ka kursyer askënd. Duke nisur nga Ousmane Dembele, mik i hershëm i sulmuesit të Realit, i bezdisur nga disa deklarata jo shumë të këndshme. Mbappe, për të eliminuar konkurrencën, e quajti parisienin si një “talent”, kurse veten e përkufizoi si “i zgjedhuri”.

Ky reagim ka shkaktuar përçarje në dhomën e zhveshjes te Franca, duke parë që fituesi i “Topit të Artë 2025” ka mbajtur distancë, pavarësisht buzëqeshjeve të rreme dhe ndonjë mesazhi pa përgjigje në Whatsapp. Edhe tentativat për të rregulluar marrëdhëniet me shokët e skuadrës nga Mbappe, këto ditë janë interpretuar si një oportunizëm i dobët.

Pastaj është raporti me Zidane. Në shtator trajneri u prezantua, duke konfirmuar shiritin e kapitenit për Mbappe dhe duke e bërë të qartë publikisht se do ta aktivizonte në të majtë të sulmit. Një zgjedhje që sulmuesi nuk e ka pëlqyer. Për ndeshjen me Turqinë u përshtat dhe shënoi golin e fitores, para se të dëmtohej.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment