E mërkurë, 11 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet në stadiumin “Air Albania”, gati për sfidën ndaj Finlandës

Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet në stadiumin “Air Albania”, gati për sfidën ndaj Finlandës

Kombëtarja shqiptare zhvilloi sot stërvitjen zyrtare në stadiumin “Air Albania”, në prag të sfidës ndaj Finlandës, e vlefshme për UEFA Nations League.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri Rolando Maran kishte në dispozicion të gjithë lojtarët dhe seanca u fokusua te përgatitjet teknike e taktike. Kuqezinjtë punuan për skemat e lojës, zhvilluan ushtrime fizike dhe provuan goditjet standarde.

Në orën 16:00, trajneri Rolando Maran dhe një lojtar i Kombëtares do të dalin para mediave në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes. Shqipëria do të përballet me Finlandën nesër, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment