Osmani: Fotoja e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë s’janë dekor, janë themelet e shtetit
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për zhvendosjen e fotografisë së presidentit historik Ibrahim Rugova dhe të Deklaratës së Pavarësisë nga vendet e mëparshme në zyrën e presidentes Justina Shiroka-Pula, siç njofton Klan Kosova.
Osmani tha se në vendet e nderit duhet të dihet kush e ka vendin dhe se Deklarata e Pavarësisë e fotografia e Rugovës nuk janë elemente dekori. “S’mund të konsiderohen si elemente dekori. S’janë dekor, janë themelet e shtetit të Kosovës. Kushdo që e relativizon atë, po e relativizon vetë historinë e Kosovës”, tha Osmani, sipas raportimit të Klan Kosovës.
Ajo përmendi kandidatin e propozuar dikur nga LDK-ja për president, Bekim Sejdiu, duke thënë se ai asnjëherë nuk do ta zhvendoste as Deklaratën e Pavarësisë e as foton e presidentit historik. Sipas saj, tash po tentohet që zhvendosja në pjesë e qoshe të tjera të arsyetojhet si diçka normale, megjithëse nga Zyra Ovale e Presidencës amerikane deri te zyrat e tjera të rëndësishme, në vendet e nderit dihet kush e ka vendin.
Zhvendosja e fotografisë dhe e Deklaratës në Presidencë ka ngjallur reagime që nga dita e djeshme, kur ndryshimet në zyrën e presidentes Shiroka-Pula u bënë temë debati publik në Kosovë.