“Nëse nuk janë të zotë, të hapin krahun”, Karanxha: Na duhen gjyqtarë të pavarur në Kushtetuese
Ish prokurori Ervin Karanxha thotë se Gjykata Kushtetuese është kthyer në gjykatë, e cila nuk po zgjidh më çështje.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Karanxha u shpreh se gjykatësit kushtetues duhet të jenë të pavarur.
“Ata janë për të mbrojtur punën e tyre dhe pagat e tyre. Këta presin sa të vijë një çështje nga Strasburgu, dhe çfarë punë efektive bëjnë këtu. Vetingu ka mbaruar. Të merresh me vendimet e Strasburgut, kur Strasburgu i ka dhënë të drejtë personave të shkarkuar, i bie që ti po gjykon vendimet e Strasburgut.
Rishikohet si vendim dhe kthehet. Kemi praktikë tashmë. Nuk mund të bëhet veting. A mund të merren këta me vendimet e Strasburgut? Unë mendoj se qëllimi i futjes së tyre në Gjykatën Kushtetuese, nuk janë për gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar, ata duan të kenë zyrë aty edhe për çështje të tjera. Gjykata Kushtetuese sot është kthyer në një gjykatë që nuk zgjidhet çështja. Do ndikojë edhe në çështje të tjera. Mendoj që kjo është futur edhe për çështje të tjera. Kur je në çështje të tjera, do thonë, ndërkombëtarët i kemi ne. Ne na duhen gjykatës kushtetues të pavarur. Në asnjë vend të Europës, nuk kanë këshillimorë. Nëse nuk janë të zotë, të hapin krahun”, theksoi ai.