Yjet e kinematografisë turke bëhen bashkë në COP31, thirrje për veprime konkrete kundër krizës klimatike
ANTALIA, 12 nëntor /AA/ ATSH/ – Aktorë të njohur të kinematografisë turke, mes tyre Tuba Büyüküstün, Barış Arduç dhe Meryem Uzerli, morën pjesë në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, COP31, që po zhvillohet në Antalia të Turqisë.
Të pranishmit u mblodhën në pavijonin e Turqisë, në zonën blu të konferencës, ku përcollën mesazhe për domosdoshmërinë e veprimit të përbashkët kundër krizës klimatike.
Aktori Barış Arduç theksoi se pas samitit të Parisit ka ardhur koha që angazhimet të shndërrohen në veprime konkrete.
Ndërsa aktorja dhe ambasadorja e vullnetit të mirë e UNICEF-it, Tuba Büyüküstün, nënvizoi rëndësinë e zbatimit të vendimeve për të mbrojtur të ardhmen e fëmijëve dhe brezave të ardhshëm.
Edhe Meryem Uzerli u shpreh se organizimi i COP31 në Turqi dhe prania e liderëve botërorë përbëjnë një mundësi të rëndësishme për të rritur ndërgjegjësimin mbi ndryshimet klimatike.
Mesazhe për mbrojtjen e deteve, pyjeve dhe burimeve ujore përcollën gjithashtu artistë dhe sportistë të tjerë pjesëmarrës në konferencë.