E enjte, 12 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Shtatores së Skënderbeut në Prizren i rikthehet pamja origjinale, përkrenarja dhe shpata ishin ngjyrosur me të artë

Shtatores së Skënderbeut në Prizren i rikthehet pamja origjinale, përkrenarja dhe shpata ishin ngjyrosur me të artë

Shtatorja e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në Prizren i është rikthyer pamjes së saj origjinale, siç njofton Shqiptarja.com, pasi përkrenarja dhe shpata e saj ishin ngjyrosur me ngjyrë ari nga persona të panjohur.

Sipas njoftimit, autorët me sa duket janë ngjitur me vinç dhe e kanë lyer shtatoren gjatë natës.

Punonjësit e shërbimeve publike të Komunës së Prizrenit e pastruan shtatoren në sheshin në qendër të qytetit, ndërsa, siç shihet edhe në videon e Report TV, po pastrohej edhe monumenti i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që ndodhet pranë saj.

Pastrimi dhe rikthimi i pamjes origjinale vjen në prag të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit. Shtatorja e Skënderbeut është një nga simbolet më të rëndësishme të qytetit të Prizrenit.

Lini një koment