E enjte, 12 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Shembja e ndërtesës trekatëshe në New York, shkon në katër numri i viktimave, 4 të plagosur në gjendje kritike

Shembja e ndërtesës trekatëshe në New York, shkon në katër numri i viktimave, 4 të plagosur në gjendje kritike

Të paktën katër persona kanë vdekur pasi një ndërtesë trekatëshe në New York City u shemb në një kantier të hapur ndërtimi të mërkurën pasdite.

19 të tjerë janë plagosur, nga të cilët katër janë në gjendje kritike, sipas CBS News, i cili citoi zyrtarët lokalë.

Shembja shkaktoi një operacion masiv kërkim-shpëtimi, me më shumë se 250 ekipe të ndihmës së shpejtë që shkuan në vendin e ngjarjes së ndërtesës trekatëshe të rrëzuar në Brooklyn.

Pamjet ajrore kanë treguar zjarrfikësit duke nxjerrë një të mbijetuar, të mbuluar me pluhur, nga rrënojat me barelë. Më vonë u tha se ajo kishte qenë një grua shtatzënë.

Zyrtarët më parë thanë se nuk e dinin se sa të tjerë janë të zhdukur. Një hetim është duke u zhvilluar për të zbuluar se çfarë e shkaktoi shembjen e papritur.

Dëshmitarët përshkruan një zhurmë të tmerrshme ndërsa ndërtesa u shemb rreth orës 16:00 sipas orës lokale. Zyrtarët ende nuk kanë identifikuar ata që kanë vdekur ose janë plagosur.

Misioni i shpëtimit është përshkruar si “jashtëzakonisht i rrezikshëm” nga komisionerja e Departamentit të Zjarrfikësve të Qytetit të Nju Jorkut (FDNY), Lillian Bonsignore.

Ajo shtoi se njerëzit nga ndërtesa e shembur dhe gjithashtu nga kantieri i ndërtimit kishin mbetur të bllokuar.

Lini një koment