Matterazzi për goditjen e Zidane pas vdekjes së de Miguel: Falenderoj Zotin që s’më ndodhi asgjë!
Dy dekada pas goditjes më të famshme me kokë në historinë e Kupës së Botës, Marco Materazzi flet përsëri për Zinedine Zidane.
Ish-mbrojtësi në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, përpara ndeshjes mes Italisë dhe Francës, përveç se tregoi mungesën e paqejes mes tij dhe Zizusë, tërhoqi një paralele të habitshme me një tragjedi të ditëve të fundit… vdekjen e Jesús de Miguel.
“Vdekja e Jesús de Miguel më bëri të falënderoj Zotin që nuk ndodhi asgjë më e keqe me mua”, tha Materazzi. “Ai portier u akuzua për vrasje të paqëllimshme për një faull. Çfarë do të kishte ndodhur nëse do të më kishte ndodhur mua?”, reflektoi italiani gjatë intervistës. A.V.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.