E enjte, 12 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Vonn pas operacionit të nëntë: Ja çfarë kisha në këmbën time!

Vonn pas operacionit të nëntë: Ja çfarë kisha në këmbën time!

Lindsey Vonn i është nënshtruar një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale. Pas ndërhyrjes, skiatorja e suksesshme përditësoi tifozët e saj duke u treguar protezat që e kishin ndihmuar për t’u rikuperuar nga rrëzimi i fundit në pistë.

Lindsey Vonn i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale të nëntë që nga rrëzimi i rëndë në Lojërat Olimpike në fillim të këtij viti.

Ajo shkroi në Instagram: “Operacioni shkoi mirë”. Gjithashtu publikoi një fotografi të një qeseje që mbante vida dhe disa shufra (proteza) me mbishkrimin: “Tani i kam nxjerrë të gjitha papastërtitë nga këmba”. A.V.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment