E enjte, 12 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›​“S’mund të pres deri në pafundësi”, Haxhiu shtynë seancën – kritikon deputetët

​“S’mund të pres deri në pafundësi”, Haxhiu shtynë seancën – kritikon deputetët

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ndërprerë punimet e seancës së sotme për shkak të mungesës së deputetëve pas pauzës së paraparë deri në orën 14:00.

Haxhiu njoftoi se seanca do të vazhdojë nesër në orën 11:00, duke shprehur pakënaqësi për vonesën e deputetëve në rikthimin në sallën plenare.

Ajo tha se edhe gjysmë ore pas orës 14:00, deputetët nuk ishin kthyer në sallë, duke e cilësuar këtë si mungesë serioziteti.

“Seanca i vazhdon punimet nesër në orën 11:00. Nuk është serioze që gjysmë ore pas orës 14:00 nuk po vijnë deputetët. Unë nuk kam mundësi të funksionoj dhe të pres deri në pafundësi”, tha ajo.

Seanca pritet të vazhdojë nesër, ndërsa në rend dite mbeten disa marrëveshje ndërkombëtare, interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, mocioni për çështjen e energjisë dhe shqyrtimi i Projektligjit për Dhomat e Specializuara në lexim të tretë. /kp/

Lini një koment