E enjte, 12 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›SHBA – Disa të plagosur pas të shtënave në Uashington

SHBA – Disa të plagosur pas të shtënave në Uashington

UASHINGTON, 12 nëntor /ATSH-AFP/ – Disa persona u plagosën sot gjatë të shtënave në një palestër në kryeqytetin e SHBA-së, Uashington D.C., tha një zyrtar lokal.

Ligjvënësja Brooke Pinto tregoi se të shtënat ndodhën brenda dhe përreth një palestre dhe se “disa persona” u plagosën.

Ajo shtoi se policia po kërkonte të dyshuarin.

Policia e Uashington D.C. konfirmoi në X se ata ishin vendosur në vendngjarje

Autoritetet u bënë thirrje banorëve të shmangin zonën e të shtënave, të cilat ndodhën gjatë orës së pikut dhe shkaktuan një reagim të madh policor.

Palestra ndodhet pak më shumë se një kilometër larg Shtëpisë së Bardhë.

Michael Carney ishte në një pistë vrapimi kur u dëgjuan të shtënat.

Ai i tha gazetës ”Washington Sun” se dëgjoi një “shpërthim” dhe më pas pa dikë në dyshemenë e palestrës me një plagë në kokë.

“Të gjithë ishin fshehur pas vazove me lule dhe gjërave të tilla”, shtoi ai./ /Ad.Ab./ a.jor.

Lini një koment