PS ka vendosur kufi pritjeje 30 nëntorin për Reformën, Gjiknuri thirrje PD-së: Flasim më vonë për sistemin, të kalojmë
Bashkëkryetari socialist i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore Damian Gjinkuri në një intervistë për A2CNN përdori një gjuhë politike më të moderuar, se sa kryetari i grupit socialist ndaj vetos së demokratëve për ndryshimet në kodin zgjedhor.
Damian Gjiknuri shpreson ende që mund të gjejë konsensusin me demokratët, por edhe kjo shpresë ka datë skandence 30 nëntorin.
Edhe pse BE kërkon një reformë gjithëpërfshirëse, socialistët janë të vendosur që nëse nuk ka dakordësi pas 30 nëntorit do të kalojë me votë në parlament ndryshimet për zgjedhjet lokale.
Gjiknuri shpjegoi edhe se si do të shpërndahen mandatet e këshilltarëve në zgjedhjet vendore.
Ai tregon edhe se si mund të marrë fund ndarja e shtetit nga partia edhe pa ndërhyrë në kodin zgjedhor. PS është e hapur të ulet në tryezë për sistemin, por duke pranuar propozimet e të dyja palëve.
Në ditët në vijim Demokratët pritet që të çojnë në komision paketën e propozimeve të tyre për kodin dhe ndryshimin e sistemit.