E enjte, 12 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Xhixho: Tirana është kthyer në lavatriçe të parave të krimit, çmimet e apartamenteve nga 860 në 2.200 euro për metër katror

Xhixho: Tirana është kthyer në lavatriçe të parave të krimit, çmimet e apartamenteve nga 860 në 2.200 euro për metër katror

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka denoncuar sot në një postim në rrjetet sociale rritjen e çmimeve të apartamenteve në Tiranë, siç njofton Shqiptarja.com. Sipas saj, në 10 vitet e fundit çmimet e apartamenteve në kryeqytet janë rritur nga 860 në 2.200 euro për metër katror.

Kjo rritje do të thotë se një banesë që në vitin 2015 kushtonte 86 mijë euro, sot shitet për rreth 195 mijë euro. Për të blerë të njëjtën shtëpi, një çifti të ri i duhen 76% më shumë të ardhura vjetore sesa në vitin 2015.

Xhixho thotë se tregu i ndërtimit është kthyer në një mekanizëm të pastrimit të parave të krimit dhe korrupsionit. Ajo e përshkruan këtë si “modelin e ekonomisë së betonit”: kulla që ngrihen çdo ditë, çmime në stratosferë dhe miliarda që derdhen në beton.

Sipas saj, familjet e reja nuk arrijnë të blejnë shtëpi, të krijojnë familje e të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri, ndërsa të rinjtë protestojnë prej muajsh edhe për këtë arsye.

Ajo kërkon ndryshim thelbësor të modelit ekonomik, me mbështetje për prodhimin dhe një ekonomi tregu konkurruese me mundësi të barabarta.

Lini një koment