BERLIN – Gjermania ndalon dronët e prodhimit kinez në bazat ushtarake për arsye sigurie
– Gjermania ka ndaluar përdorimin e dronëve të prodhimit kinez në bazat e saj ushtarake dhe në zonat e stërvitjes, për shkak të shqetësimeve që lidhen me sigurinë.l, shkruan tgcom24.it.
Sipas gazetës britanike The Guardian, e cila citon mediat gjermane, ndalimi ka hyrë në fuqi menjëherë dhe synon të shmangë rreziqet e mundshme që mund të lidhen me përdorimin e këtyre pajisjeve.
Vendimi i Berlinit vjen pas një mase të ngjashme të marrë nga ushtria amerikane, e cila ka ndaluar automjetet elektrike të markës kineze BYD në bazën ajrore Kadena, në ishullin Okinawa të Japonisë.
Kadena është baza më e madhe e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara në Azinë Lindore.