E enjte, 12 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Lirohet nga detyra zëvendësministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Endrit Hoxha

Lirohet nga detyra zëvendësministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Endrit Hoxha

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për lirimin nga detyra të zëvendësministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Endrit Hoxha.

Sipas aktit zyrtar, vendimi është marrë “me propozimin e Kryeministrit”, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”.

Në njoftim bëhet me dije se ky vendim “hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në ‘Fletoren zyrtare’”.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment