Lirohet nga detyra zëvendësministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Endrit Hoxha
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për lirimin nga detyra të zëvendësministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Endrit Hoxha.
Sipas aktit zyrtar, vendimi është marrë “me propozimin e Kryeministrit”, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”.
Në njoftim bëhet me dije se ky vendim “hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në ‘Fletoren zyrtare’”.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.