E premte, 13 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Shtyhet seanca për dosjen ‘SAPAC’, shkak mungesa e ish-ministrit Beqaj

Shtyhet seanca për dosjen ‘SAPAC’, shkak mungesa e ish-ministrit Beqaj

Këtë të premte është shtyrë seanca për dosjen SAPAC. Mësohet se seanca është shtyrë për në datën 27 nëntor dhe shkak u bë mungesa e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj pasi ai ka paraqitur një raport mjekësor që është i sëmurë.

Sot pritej që prokurorja e çështjes Elida Kaçkini të paraqiste para gjykatës plotësimin e hetimeve që i ishte lënë detyrë nga gjykata. Dhe më pas pritet që gjykata të marrë vendimin nëse dosja do kalojë për gjykim themeli.

Beqaj për këtë dosje ndodhet në masën e sigurisë arrest në shtëpi ai akuzohet se abuzoi me fondet e SASPAC në kohën kur agjencia drejtohej prej tij.

Lini një koment