E premte, 13 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Dy vatra zjarri aktive në Gramsh, zjarrfikësit në terren për neutralizimin e tyre (VIDEO)

Dy vatra zjarri aktive në Gramsh, zjarrfikësit në terren për neutralizimin e tyre (VIDEO)

Dy vatra zjarri janë regjistruar në territorin e Bashkisë Gramsh, ku efektivët zjarrfikës vijojnë prej mbrëmjes së djeshme përpjekjet për shuarjen e flakëve.

Zjarri i parë ka rënë në fshatin Bulçar, në Njësinë Administrative Kodovjat, duke përfshirë sipërfaqe pyjore dhe shkurre. Ndërsa vatra e dytë është regjistruar në fshatin Snosëm, në Njësinë Administrative Kukur, ku flakët kanë djegur rezerva ushqimore për bagëtinë.

Efektivët e MZSH-së kanë nisur ndërhyrjen rreth orës 20:00 dhe po punojnë pa ndërprerje për izolimin e vatrave. Era e fortë që fryn në zonë po vështirëson ndërhyrjen dhe favorizon përhapjen e zjarrit.

Për momentin, përpjekjet e zjarrfikësve janë përqendruar në neutralizimin e të dyja vatrave dhe parandalimin e riaktivizimit të tyre.

Lini një koment