EMRAT/ Akuzohen se trafikuan 7,5 tonë drogë, GJKKO rrëzon kërkesat dhe lë në qeli 4 anëtarët e grupit të njohur krimina
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Lulëzim Pepës, Fatjon Markut, Aleks (Shkëlqim) Pepajt dhe Ilir Lazrit për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.
Top Channel raporton se katër të hetuarit kishin kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë, por GJKKO ka vendosur të mos pranojë kërkesën, duke lënë në fuqi masën e arrestit në burg ndaj tyre.
Lulëzim Pepa, Fatjon Marku, Aleks (Shkëlqim) Pepaj dhe Ilir Lazri janë pjesë e një grupi kriminal prej 11 personash, të hetuar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe GJKKO për trafikim ndërkombëtar të rreth 7.5 tonë lëndëve narkotike.