E premte, 13 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›“Shumë pranë finishit të anëtarësimit”- BE vlerëson sërish Shqipërinë dhe Malin e Zi, Kallas: Procesi i zgjerimit �

“Shumë pranë finishit të anëtarësimit”- BE vlerëson sërish Shqipërinë dhe Malin e Zi, Kallas: Procesi i zgjerimit �

Në një intervistë për televizionin “France 24”, shefja e diplomacisë evropiane Kaja Kallas ka vlerësuar ecurinë e Shqipërisë dhe Malit të Zi në procesin e zgjerimit.

“Ne po vijojmë që të bëjmë hapa para me procesin e zgjerimit. Shpresojmë që Mali i Zi ta kalojë vijën e finishit së shpejti. Kemi edhe shtete të tjera të rëndësishme që janë vërtet shumë pranë tij në këtë proces. Kemi Shqipërinë, Moldavinë, Ukrainën, si dhe shtete të tjera që aspirojnë të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian. Procesi i zgjerimit nga njëra anë është i vështirë, por është gjithashtu e rëndësishme që këto shtete të fitojnë qasje në tregun e përbashkët, si dhe në lëvizjen e lirë të njerëzve”, tha Kallas.

Për Kallas ky proces duhet që të vijojë të jetë i mbështetur në meritat individuale të shteteve kandidate.

“Ky proces duhet të vijoje që të jetë i bazuar në merita individuale. Zgjerimi duhet që të jetë gjithashtu një proces ku ne verifikojmë nëse një shtet kandidat respekton vërtet sundimin e ligjit dhe të gjitha parimet thelbësore që janë të rëndësishme për Bashkimin Evropian. Përndryshe, pasi këto shtete të jenë bërë pjesë e Bashkimit Evropian, zbatimi i reformave bëhet shumë më i vështirë sesa më parë. Mendoj se është e rëndësishme që të zgjerohemi sepse është një vendim gjeopolitik. Ajo që mendoj unë është se, në situatën aktuale të sigurisë, duhet të flasim edhe me qytetarët tanë për vlerat që këto shtete do të na sjellin në familjen evropiane”, tha Kallas.

Shqipëria synon që të mbyllë negociatat në vitin 2027 dhe të anëtarësohet me të drejta të plota në BE në vitin 2030.

Lini një koment