E premte, 13 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Meloni dhe Zelensky takohen në një atmosferë miqësore, përqafime dhe batuta në Dublin (VIDEO)

Meloni dhe Zelensky takohen në një atmosferë miqësore, përqafime dhe batuta në Dublin (VIDEO)

Një takim shumë i përzemërt është zhvilluar në Dublin mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Përshëndetja mes dy liderëve u shoqërua me përqafime, buzëqeshje dhe një shkëmbim batutash, në një atmosferë miqësore.

“Ka kaluar shumë kohë që kur jemi parë”, dëgjohet t’i thotë Meloni presidentit ukrainas, ndërsa Zelensky i përgjigjet me humor. Reagimi i kryeministres italiane shoqërohet gjithashtu me buzëqeshje.

Pamjet e këtij momenti u publikuan nga vetë Zelensky në profilin e tij në rrjetin social X, së bashku me detaje nga takimi dypalësh, gjatë të cilit Meloni rikonfirmoi mbështetjen e Italisë për Ukrainën.

Në një postim, presidenti ukrainas e cilësoi takimin produktiv, duke bërë të ditur se kishte informuar kryeministren italiane mbi procesin e negociatave, takimet e zhvilluara në Abu Dhabi dhe hapat e ardhshëm diplomatikë.

Ai theksoi rëndësinë e përfshirjes së plotë të Evropës në procesin e përfundimit të luftës, garantimin e sigurisë dhe diskutimin mbi të ardhmen e kontinentit.

Në fokus të bisedimeve ishin gjithashtu nevojat mbrojtëse të Ukrainës, në kushtet e sulmeve të vazhdueshme ruse ndaj qyteteve dhe infrastrukturës energjetike të vendit.

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

Lini një koment