E shtunë, 14 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Asambleja e PS/ Riorganizim të drejtuesve politik për zgjedhjet e 9 majit, Demo dhe Koçiu marrin Tiranën

Asambleja e PS/ Riorganizim të drejtuesve politik për zgjedhjet e 9 majit, Demo dhe Koçiu marrin Tiranën

Partia Socialiste ka nisur riorganizimin e drejtimit politik në qarqe në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027. Një prej ndryshimeve të bëra publike gjatë Asamblesë Kombëtare të PS-së lidhet me qarkun e Tiranës.

Sipas burimeve për gazetaren e RTSH, Denada Shkodrani, Ervin Demo dhe Albana Koçiu janë caktuar si të deleguarit e rinj të Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës.

Ata marrin këtë përgjegjësi pas Erion Veliajt, Taulant Ballës dhe Ogerta Manastirliut, të cilët kanë qenë më herët të angazhuar në drejtimin politik të qarkut.

Ndryshimet vijnë në një moment kur socialistët kanë nisur organizimin elektoral në të gjithë vendin, me synimin për të përcaktuar strukturat drejtuese, koordinimin në qarqe dhe përgatitjet për garën e ardhshme vendore.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment