E shtunë, 14 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Shpërthim tritoli në një banesë në Tiranë, panik te banorët!

Shpërthim tritoli në një banesë në Tiranë, panik te banorët!

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në Tiranë, në zonën e Xhamllikut.

Lënda plasëse ishte vendosur në katin e parë, në derën e një banese, në rrugën “Sadik Petrela”. Nga shpërthimi nuk pati të lënduar në njerëz. Shpërthimi i ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit shkaktoi panik edhe tek banorët e zonës.

Pronarja e banesës është marrë në pyetje nga grupi hetimor, e cila ka deklaruar se nuk ka dijeni se kush mund të jetë autori. 47-vjeçarja ishte e divorcuar prej disa vitesh dhe në banesë jetonte me djalin dhe vajzën.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 14.11.2026, rreth orës 02:50, në rrugën “Sadik Petrela”, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse e vendosur në derën e jashtme të apartamentit të shtetases A. M., 47 vjeçe.

Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Lini një koment