E shtunë, 14 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Osmani: Arlindën e lanë në duart e vdekjes, ndërsa pronarin e lopës e arrestojnë

Osmani: Arlindën e lanë në duart e vdekjes, ndërsa pronarin e lopës e arrestojnë

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me rastin e arrestimit të një qytetari për shkak të dëmeve që ka bërë lopa e tij.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka bërë një krahasim mes rastit të Arlindës dhe arrestimit të pronarit të një lope që po kulloste bar.

“Arlindën e lanë në duart e vdekjes. Pronarin e lopës që kullot bar e arrestojnë!

Kjo është logjika e tyre. Viktima pa mbrojtje. Lopa me pronar në pranga!

Logjikë mesjetare. Drejtësi e përmbysur!”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka kritikuar institucionet për, siç është shprehur, dështimin në mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

“Kur institucionet dinë të mbrojnë kullotën nga lopa, por jo jetën e njeriut, kemi prekur fundin”, ka shkruar tutje Osmani./Telegrafi/

Lini një koment