Zgjedhjet lokale 2027, PS do të përzgjedhë kandidatët për këshillat bashkiakë me një platformë si ‘Deputeti që duam’
Siç njofton Shqiptarja.com nga Asambleja e Partisë Socialiste, socialistët do të përzgjedhin kandidatët e tyre për këshillat bashkiakë në të njëjtën mënyrë si me platformën "Deputeti që Duam".
Sipas njoftimit, brenda Partisë Socialiste do të ngrihet një platformë e tillë, e cila do të drejtohet nga tre deputetë të PS-së – Bora Muzhaqi, Ermal Pacaj dhe Pirro Vengu.
Të interesuarit do të mund të aplikojnë në platformë me dy letra motivimi. Për aplikimin kërkohen dy rekomandime: njëri nga struktura e partisë, pra mbështetje nga një anëtar partie, dhe tjetri nga jashtë partisë.
Në mbledhje u kërkua që fokusi kryesor të jetë Tirana, ku do të zhvillohet beteja kryesore e zgjedhjeve lokale të 9 majit 2027, siç njofton Shqiptarja.com.