E shtunë, 14 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Zgjedhjet lokale 2027, PS do të përzgjedhë kandidatët për këshillat bashkiakë me një platformë si ‘Deputeti që duam’

Zgjedhjet lokale 2027, PS do të përzgjedhë kandidatët për këshillat bashkiakë me një platformë si ‘Deputeti që duam’

Siç njofton Shqiptarja.com nga Asambleja e Partisë Socialiste, socialistët do të përzgjedhin kandidatët e tyre për këshillat bashkiakë në të njëjtën mënyrë si me platformën "Deputeti që Duam".

Sipas njoftimit, brenda Partisë Socialiste do të ngrihet një platformë e tillë, e cila do të drejtohet nga tre deputetë të PS-së – Bora Muzhaqi, Ermal Pacaj dhe Pirro Vengu.

Të interesuarit do të mund të aplikojnë në platformë me dy letra motivimi. Për aplikimin kërkohen dy rekomandime: njëri nga struktura e partisë, pra mbështetje nga një anëtar partie, dhe tjetri nga jashtë partisë.

Në mbledhje u kërkua që fokusi kryesor të jetë Tirana, ku do të zhvillohet beteja kryesore e zgjedhjeve lokale të 9 majit 2027, siç njofton Shqiptarja.com.

Lini një koment