E shtunë, 14 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Diskutimet në Asamblenë e PS/ Rama kërkoi përjashtimin e Spiropalit nga PS, Braçe dhe Majko: Nuk duhen masa ekstreme!

Diskutimet në Asamblenë e PS/ Rama kërkoi përjashtimin e Spiropalit nga PS, Braçe dhe Majko: Nuk duhen masa ekstreme!

Deputetët Erion Braçe dhe Pandeli Majko kanë reaguar gjatë diskutimeve në mbledhje ku kryeministri Edi Rama kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit nga PS.

Deputetët Erion Braçe dhe Pandeli Majko nuk kanë bërë shpjegim vote, por kanë thënë se “thelbi është se nuk duhen masa ekstreme”.

Ata i kanë dhënë të drejtë shqetësimeve të Ramës për Spiropalin.

Po ashtu në Asamblenë e PS-së, pavarësisht kërkesës së Ramës për përjashtimin Spiropali-Ndreca, nuk pati asnjë votim.

Burime bëjnë me dije se Braçe është shprehur se “kjo parti nuk ka përjashtuar ndonjëherë një njeri, mesa njoh unë. Mendoj se forca e partisë ka qenë liria, për të thënë atë që mendojnë”.

Kundër përjashtimit të Spiropalit ka dalë edhe Fatmir Xhafaj dhe Pandeli Majko.

Këtë e pohoi edhe sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, pas përfundimit të mbledhjes, duke deklaruar se “Spiropali është anëtare e PS”.

Lini një koment