E shtunë, 14 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Basketbolli ne Kosove›Leon Avdullahu pas barazimit me Izraelin: Shumë të zhgënjyer, është dashur të fitonim

Leon Avdullahu pas barazimit me Izraelin: Shumë të zhgënjyer, është dashur të fitonim

Siç raporton Telegrafi, Kosova u ndal në një barazim pa gola ndaj Izraelit në Prishtinë, në një ndeshje që mori kthesë pas përjashtimit të Veldin Hoxhës.

Dardanët e nisën mirë takimin dhe krijuan raste, por mbetën me dhjetë lojtarë dhe u detyruan të riorganizoheshin në mbrojtje. Pas lojës, mesfushori Leon Avdullahu nuk e fshehu zhgënjimin për Klan Kosova, duke theksuar se kartoni i kuq e ndryshoi rrjedhën e ndeshjes.

“Kartoni i kuq. Deri aty e patëm lojën në dorë, pas asaj nuk kishim shumë shanse se u fokusuam në aspektin defansiv. Është dashur ta fitojmë këtë lojë”, tha Avdullahu.

Ai shtoi se Kosova kishte kontrollin dhe mundësitë për të shënuar para përjashtimit: “Deri në kartonin e kuq ka qenë shumë mirë, patëm raste po nuk arritëm me shënu. Të zhgënjyer? Po shumë, është dashur të fitojmë sonte”.

Tani vëmendja zhvendoset te sfida vendimtare ndaj Irlandës, ku do të vendoset vendi i dytë në grup për Kosovën.

Lini një koment