E shtunë, 14 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Basketbolli ne Kosove›Vojvoda pas barazimit me Izraelin: Jemi të dëshpëruar, na mungoi vetëm goli

Vojvoda pas barazimit me Izraelin: Jemi të dëshpëruar, na mungoi vetëm goli

Siç njofton Telegrafi, mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, nuk e fshehu zhgënjimin pas barazimit 0-0 me Izraelin, duke theksuar se Dardanët meritonin fitoren për lojën dhe rastet e krijuara.

“Jemi të dëshpëruar, sepse sipas lojës kemi pasur shumë më shumë raste për ta fituar ndeshjen, por nuk arritëm të shënonim gol. Pastaj ndodhi kartoni i kuq dhe loja ndryshoi”, deklaroi Vojvoda pas përfundimit të takimit.

Sipas tij, Kosova dominoi dhe krijoi mundësi të shumta, edhe nga rivëniet këndore, por finalizimi mbeti problemi kryesor. “Mungoi goli. Raste kemi pasur, kemi krijuar mundësi si ekip, kemi krijuar raste nga rivëniet këndore dhe kemi bërë vrapime. Na mungoi vetëm goli”, shtoi mbrojtësi.

I pyetur për mungesën e Florent Muslijës, Vojvoda u shpreh se skuadra nuk duhet të ndalet te lojtarët që mungojnë. “E dimë që Florenti është pjesë e rëndësishme, por nuk duhet t’i përmendim lojtarët që nuk janë këtu. Ata që luajnë duhet të japin përgjegjësi, kështu që ne që jemi këtu duhet ta marrim përgjegjësinë. Na mungoi goli”, përfundoi ai.

Lini një koment