Kurti përgëzon futbollistët e Kosovës për lojën e bukur ndaj Izraelit
Kosova barazoi pa gola, 0-0, me Izraelin në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e Ligës së Kombeve, siç njofton Telegrafi.
Pas ndeshjes reagoi kryeministri Albin Kurti, i cili përmes një postimi në Facebook përgëzoi futbollistët e Kosovës për lojën e bukur të treguar ndaj Izraelit.
“Përgëzime futbollistëve të Kosovës për lojën e bukur sot në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ndaj Izraelit”, shkroi Kurti.
Dardanët e mbyllën ndeshjen me një lojtar më pak, pasi mesfushori Veldin Hoxha u ndëshkua me karton të kuq. Sipas Kurtit, pa kartonin e kuq në minutën e 66-të, Kosova do të mund të shënonte dhe të fitonte, por koha nuk mund të kthehet pas.
Kryeministri bëri thirrje që të vazhdohet përpara, për fitore në ndeshjet e ardhshme.
Pas tri ditësh, Kosova do të përballet me Irlandën në Dublin, ku i mjafton edhe një barazim për të siguruar vendin e dytë — me kusht që Irlanda të mos e mposhtë Austrinë sonte.