E shtunë, 14 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Spiropali akuzon Ballukun për shantazhe: Na vijnë te dyert e familjeve kur kritikojmë “shefen

Spiropali akuzon Ballukun për shantazhe: Na vijnë te dyert e familjeve kur kritikojmë “shefen

Elisa Spiropali ka ngritur akuza të forta për presion, shantazh dhe përdorim të institucioneve gjatë fjalës së saj në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste. Sipas raportimeve nga mbledhja me dyer të mbyllura, Spiropali ka folur për raste kur socialistë që shprehin kritika përballen me presione që, sipas saj, shkojnë deri te familjarët e tyre.

“Këta që na vijnë ne nëpër dyert e familjeve sa herë themi një fjalë për ‘shefen’ apo për ‘shefin’. Kush janë këta? Këta që përdorin çdo mjet të mundshëm, nga gjobat dhe shantazhet, te përdorimi i institucioneve”, mësohet të ketë deklaruar ajo.

Spiropali nuk përmendi emra, por referenca e saj ndaj “shefes” la të kuptohej se kritikat e saj lidheshin me Belinda Ballukun. Deputetja socialiste mësohet se ka kritikuar gjithashtu edhe drejtues institucionesh, të cilët, sipas saj, nuk veprojnë në interes të publikut, por u shërbejnë individëve të caktuar.

“Në krye të këtyre institucioneve shkojnë njerëz pa asnjë lloj merite, publike, politike, njerëzore. Pa asnjë masë integriteti. I shërbejnë vetëm një apo dy njerëzve”, mësohet të ketë thënë Spiropali.

Deklaratat vijnë në një moment tensionesh të dukshme brenda Partisë Socialiste, ndërsa po atë ditë Edi Rama kërkoi marrjen e masave ndaj Spiropalit dhe Plarent Ndrecës. Më pas, Blendi Klosi sqaroi se të dy nuk do të jenë më pjesë e forumeve drejtuese të PS-së, por mbeten anëtarë të partisë.

Lini një koment