E diel, 15 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Prizren, policia nis hetimet

Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Prizren, policia nis hetimet

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren të shtunën pasdite, më 14 nëntor, siç njofton KosovaPress, duke iu referuar Policisë së Kosovës. Sipas raportit të policisë, rasti është raportuar dje rreth orës 17:00.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë e policisë dhe një ekip mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me kërkesë të familjes, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Policia ka bërë të ditur se rasti është hapur si “Hetim i vdekjes” dhe hetimet po vazhdojnë. Rrethanat dhe shkaku i vdekjes nuk janë bërë ende të ditura.

Lini një koment