E diel, 15 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Vuçiç vë në dyshim vizitën e Listës Studentore në Kosovë: Kurti nuk më lejon mua dhe familjen time të hyjmë

Vuçiç vë në dyshim vizitën e Listës Studentore në Kosovë: Kurti nuk më lejon mua dhe familjen time të hyjmë

Ish-presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka vënë në dyshim vizitën e përfaqësuesve të Listës Studentore në Kosovë, ku ata u takuan me peshkopin Teodosije në Graçanicë, siç njofton Shqiptarja.com.

Sipas Vuçiçit, kryeministri Albin Kurti u ka lejuar hyrjen përfaqësuesve të Listës Studentore, ndërsa prej vitesh nuk lejon as atë dhe as familjarët e tij të shkojnë në Kosovë, qoftë edhe për vizita private.

“Unë prej vitesh nuk mund të hyj në Kosovë. As si qytetar, madje as ndonjë anëtar i familjes sime nuk mund të vijë privatisht, sepse Albin Kurti nuk e lejon këtë. Ndërsa atyre ua lejon”, tha Vuçiç për “Nacionalni Magazin”, sipas KosovaPress.

Vuçiç iu referua edhe deklaratave të përfaqësuesve të Listës Studentore, të cilët fillimisht kishin mohuar se kishin shkuar në Kosovë si përfaqësues politikë, ndërsa në një komunikatë të mëvonshme ishte theksuar se peshkopi Teodosije i kishte pritur si përfaqësues të kësaj liste. “Ata e dinin shumë mirë dhe pikërisht për këtë e morën lejen, sepse e dinin”, tha ai.

Ai u kërkoi qytetarëve të mendojnë përse përfaqësuesve të Listës Studentore u është lejuar hyrja në Kosovë dhe përse Nenad Rashiçi i lavdëron aq shumë.

Lini një koment