E diel, 15 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Nga sot pajisjet dimërore të detyrueshme në Kosovë, gjobë 40 euro për shoferët pa to

Nga sot pajisjet dimërore të detyrueshme në Kosovë, gjobë 40 euro për shoferët pa to

Siç njofton KosovaPress, nga sot, 15 nëntor, në Kosovë ka nisur periudha e obligimit për pajisje dimërore për automjetet, pavarësisht kushteve të motit. Shoferët duhet të kenë pajisjet e kërkuara dimërore, edhe kur moti nuk duket dimëror.

Sipas KosovaPress, obligimi, i parashikuar në Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor, mbetet në fuqi deri më 15 mars të vitit të ardhshëm.

Shoferët që nuk e respektojnë obligimin rrezikojnë gjobë prej 40 eurosh, ndërsa për personat juridikë dhe institucionet publike, në rastet e përcaktuara me ligj, gjoba është 60 euro. Po ashtu, në rrugët e mbuluara me borë ose akull, automjetet pa pajisjet e kërkuara dimërore mund të ndalohen nga qarkullimi.

Sot shumë shoferë iu drejtuan vullkanizerëve për ndërrimin e gomave, ndërsa pronarët e vullkanizerëve thanë se interesimi ka qenë i madh. Qytetari Agim Maloku nga Obiliqi tha se ndërrimi i gomave është shumë i rëndësishëm, jo vetëm si obligim nga 15 nëntori, por edhe si siguri për jetën e njerëzve, pasi në dimër në zonën e Obiliqit krijohen ngrica në asfalt.

Lini një koment