E diel, 15 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Përparim Rama takon presidentin gjerman Steinmeier: Do të bëjmë çmos që kjo miqësi të forcohet

Përparim Rama takon presidentin gjerman Steinmeier: Do të bëjmë çmos që kjo miqësi të forcohet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është takuar me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, siç njofton KosovaPress.

Takimin e ka bërë të ditur vetë Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur mirënjohjen e Kosovës për rolin dhe mbështetjen e Gjermanisë në rrugën drejt lirisë dhe shtetësisë së vendit.

“Nder i veçantë të takoj presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier. Do të bëjmë çmos që kjo miqësi të forcohet dhe të thellohet më tej përmes bashkëpunimit institucional”, ka shkruar Rama.

Sipas Ramës, thellimi i bashkëpunimit institucional mbetet rruga kryesore për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Gjermanisë, shtetit që Kosova e cilëson mik të vërtetë.

Lini një koment