PD nuk shkon, PS fut Agron Shehajn dhe Erald Kaprin në komisionin e reformës territoriale
Partia Socialiste ka propozuar përbërjen e re të Komisionit të Posaçëm për reformën territoriale për fazën e dytë të punës së tij, siç njofton Shqiptarja.com. Sipas projektvendimit të PS-së, komisioni do të ketë gjithsej 18 anëtarë.
Sipas projektvendimit, 9 vende u takojnë përfaqësuesve të grupit parlamentar socialist, 5 të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, 1 të grupit Aleanca për Ndryshim dhe 1 të Partisë së Lirisë. Dy vendet e tjera u takojnë përfaqësuesve nga partitë politike që fituan të paktën dy mandate në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.
Dy vendet e fundit i takojnë Partisë Mundësia, e cila përfaqësohet nga Agron Shehaj dhe Erald Kapri.
Partia Demokratike e ka bojkotuar komisionin që në fillim dhe nuk merr pjesë, ndonëse në përbërjen e propozuar i janë rezervuar 5 vende. Projektvendimi pritet të miratohet në seancën plenare të 18 nëntorit.