E hënë, 16 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Taksistët hidhen në protestë, paralajmërojnë përshkallëzim nëse nuk marrin përgjigje nga institucionet! Ja çfarë kër

Taksistët hidhen në protestë, paralajmërojnë përshkallëzim nëse nuk marrin përgjigje nga institucionet! Ja çfarë kër

Mosreagimi i institucioneve për problemet e ngritura kanë nxjerrë për të dytën herë taksitë e kryeqytetit në protestë.

Nga sheshi “Nënë Tereza” përfaqësues të sindikatës renditën arsyet kryesore të kësaj proteste duke vënë theksin te lëshimi i licencave pa kriter dhe mungesa e vendqëndrimeve.

Përtej problematikave të licencimit, një tjetër shqetësim madhor për sektorin mbetet kostoja e lartë e operimit. Përfaqësuesit e sindikatës kërkojnë uljen dhe stabilizimin e çmimit të karburantit, garantimin e cilësisë së tij dhe mbështetje financiare nga shteti përmes subvencioneve.

Protestuesit kërkojnë gjithashtu që shërbimit taksi t’i jepet përparësi në organizimin e qarkullimit rrugor ndërsa bashkitë të krijojnë më shumë hapësira të dedikuara për qëndrimin e automjeteve

Lini një koment