“Ju përgëzoj për përparimin”- Rama takohet edhe me Roberta Metsolën, Presidentja e PE: Shqipëria ka përkrahjen tonë
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, ku në fokus të diskutimeve ka qenë rrugëtimi i Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Gjatë takimit, Metsola shprehu mbështetjen e Parlamentit Europian për procesin e zgjerimit dhe përgëzoi Shqipërinë për përparimin e bërë në këtë drejtim.
“Dua t’ju përgëzoj për përparimin që keni bërë në këtë proces. Siç e dini, ky Parlament është shumë, shumë mbështetës i zgjerimit. Prandaj është mirë që jeni këtu. Mund të mbështeteni në përkrahjen tonë në këtë drejtim”, u shpreh Roberta Metsola.
Takimi vjen në kuadër të përpjekjeve të Shqipërisë për avancimin e negociatave dhe përmbushjen e objektivit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.