E hënë, 16 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Aksident fatal në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën shefi i Krimeve Ermal Lulaj, një i plagosur

Aksident fatal në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën shefi i Krimeve Ermal Lulaj, një i plagosur

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në autostradën Fier-Vlorë, në afërsi të Novoselës, ku një automjet është përplasur me një fadromë, siç njofton Shqiptarja.com.

Si pasojë e përplasjes së fortë, ka humbur jetën efektivi i policisë Ermal Lulaj, shef i Krimeve, i cili më herët ka shërbyer edhe në strukturat e Antidrogës.

Një person tjetër ka mbetur i plagosur nga aksidenti dhe është transportuar për ndihmë mjekësore drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, ndërsa lajmi mbetet në përditësim.

Lini një koment