E hënë, 16 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›GJERMANI – “Tesla” investon tre miliardë euro për prodhimin e një milion “Cybercab”

GJERMANI – “Tesla” investon tre miliardë euro për prodhimin e një milion “Cybercab”

BERLIN, 16 nëntor /ATSH-AFP/ – Kompania amerikane “Tesla” ka njoftuar një investim prej 3 miliardë eurosh për zgjerimin e fabrikës së saj në Grunheide, pranë Berlinit, me synimin për të prodhuar në të ardhmen deri në një milion automjete autonome “Cybercab” në vit.

Sipas kompanisë së Elon Musk, projekti do të krijojë një nga fabrikat më të avancuara teknologjikisht në botë.

Ndërtimi i një impianti të ri pritet të nisë në gjysmën e parë të vitit 2027, ndërsa prodhimi është planifikuar të fillojë në vitin 2029.

“Cybercab” është një automjet me dy vende, pa timon dhe pedale, i projektuar për transport autonom të pasagjerëve.

Zgjerimi pritet të krijojë vende të reja pune në disa sektorë. Aktualisht, fabrika punëson rreth 11 mijë persona, ndërsa Tesla ka nisur kërkimin për qindra punonjës të rinj për të mbështetur zgjerimin e aktivitetit.

Megjithatë, projekti është përballur me kundërshtime nga banorët dhe aktivistët mjedisorë, të cilët kanë shprehur shqetësime për ndikimin në pyjet dhe mjedisin përreth, si dhe për rritjen e trafikut.

Fabrika është përballur edhe me protesta të vazhdueshme dhe ndërprerje të përkohshme të prodhimit pas një sulmi ndaj linjave elektrike.

Investimi vjen në një moment të vështirë për industrinë automobilistike gjermane, e cila po përballet me konkurrencën e fortë kineze, kostot e larta të prodhimit dhe vështirësitë e kalimit drejt automjeteve elektrike./ /Ad.Ab./ a.jor.

Lini një koment