E martë, 17 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Sot shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë

Sot shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe katër të bashkëakuzuarit e tij do të përballen sot me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë, në rastin që lidhet me ndërhyrjen e pretenduar te dëshmitarët.

Shpallja e aktgjykimit është caktuar për orën 10:00, ndërsa gjykatësi Christopher Gosnell ka urdhëruar praninë e të pesë të akuzuarve në seancë.

Përveç Thaçit, vendimin do ta dëgjojnë edhe ish-drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Bashkim Smakaj, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ish-ministri Hajredin Kuçi dhe Fadil Fazliu.

Lini një koment